Qysh Me - Kërko - Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com? 
Kyçu

Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 04 December 2019 | 15:55
Deri më tani numërojmë mbi 10’000 abonentë të rregjistruar si Beta Tester. Siç e kemi përmendur shpesh herë në postimet tona, dua Ag parashikon të lançojë aplikacionin e saj shumë shpejt. Edhe pse ende nuk kemi një datë të saktë se kur do të lançohet, kemi vënë re se kërkesa për ta provuar këtë aplikacion ka qënë shumë e madhe.
 

Megjithatë, pyetja “Qysh me u abonu si Beta Tester në dua.com?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhen nga ndjekësit tanë.
Më poshtë po ju ilustrojmë me foto dhe shpjegimin përkatës se si të rregjistroheni si Beta Tester në dua.com dhe çfarë përfitimesh keni.

Hapi i I

Klikoni në website-in e dua.com dhe aty ku thuhet ABONOHU, shkruani adresën tuaj të e-mailit. Kujdes, adresa e emailit duhet të jetë e vlefshme, sepse pas këtij hapi do t’ju mbërrijë një email konfirmimi nga dua.com në inbox-in tuaj. 

Image
                                                        Abonohu ne dua.com
 
Hapi i II

Pasi te keni përfunduar me hapin e parë, drejtohuni tek inbox-i i adresës suaj të e-mailit. Aty do t’ju kërkohet të konfirmoni abonimin “Confirm my Subscription”. Mjafton ta konfirmoni dhe keni përfunduar kështu plotësisht me rregjistrimin tek dua.com si Beta Tester.

Image
                                                                      Konfirmo

Kaq ishte. Kjo është një procedurë shumë e thjeshtë, fale së cilës rregjistroheni menjëherë si BetaTester. Çfarë do të thotë të abonohesh si BetaTester?

Do të thotë që në emailin tuaj dua do t’ju dërgojmë testimet e aplikacionit për Android dhe IOS. Në të njëjtën kohë, sapo të lançohet zyrtarisht aplikacioni, do jeni të parët që do të njoftoheni.

Synimi ynë është që përpara se ta lançojmë aplikacionin, ta provojmë e përpunojmë në bashkëpunim me përdoruesit e saj të ardhshëm. Çdo sugjerim i juaji do jetë i vlefshëm për ne. Nëse keni pyetje apo paqartësi, mjafton të na shkruani. Ne po presim me padurim ta lançojmë aplikacionin, po ju??

 

Komentet

Të Ngjajshme