Qysh Me - Kërko - Ushtrimi më efikas se 1000 ushtrime për bark 
Kyçu

Ushtrimi më efikas se 1000 ushtrime për bark

Enver H. Enver H. | Sport | 09 May 2019 | 05:44

Kalojini 60 sekonda në ditë duke i bërë këto ushtrime dhe pas një muaji barku juaj do të jetë i rrafshët

Është fakt i njohur mirë se dhjami në bark është pjesa më problematike në trup për ta tretur. Të gjitha dëshirojmë që të kemi bark të fortë me muskuj, por e kemi vështirë që të bëjmë ushtrime. Po, mos u brengosni, ekziston një zgjidhje e thjeshtë. 

Ekspertët e fitnesit pohojnë se ata mund ta zgjidhin problemin me këtë ushtrim që mund t’i zëvendësojë 1.000 ushtrime tradicionale për bark. Ky ushtrim është i njohur edhe si “plank” (dërrasa). Gjatë këtij ushtrimi e tërë pesha trupore u bën presion duarve dhe këmbëve, derisa pjesa tjetër e trupit është e rrafshët si dërrasa. Ky ushtrim me siguri do t’jua bëjë barkun tuaj të fortë dhe të rrafshët. 

Ai gjithashtu ndihmon kundër dhimbjeve në shpinë, sepse muskujt e barkut ndikojnë në qëndrimin e trupit. Për ta bërë këtë ushtrim në mënyrë të duhur duhet që të siguroheni që trupi juaj të jetë në pozitë të djathtë fillestare.

Pasi që t’i keni vendosur duart në dysheme, duhet t’i mbani krahët dhe qafën drejt. Edhe pse përqendrimi kryesor është në muskuj të barkut, duhet të ndjeni “zjarr” në këmbë. 

Për ta ndier këtë duhet që thembrat t’i vendosni në mënyrë që presioni të shkojë në gishtërinj, e më pas ta ndjeni tensionimin në muskujt e kofshëve. Provoni që ta mbani prapanicën në pozitë të drejtë, e të mos e ngrini lart. Frymëmarrja është gjithashtu e rëndësishme. Merrni frymë në mënyrë të njëtrajtshme, sepse mund t’ju ndihmojë që të qëndroni më shumë. I vendosni gjunjët dhe duar në dysheme dhe sigurohuni që ta mbani shpinën drejt, e krahët paksa më të zgjeruar. 

Mbajeni qafën dhe kurrizin drejt duke shikuar në një pikë në dysheme rreth gjysmë metri larg duarve, vendoseni këmbën e djathtë në dysheme me presion në gishtërinj, e më pas e përsëritni këtë me këmbën e majtë. Pozita është e duhura nëse mendoni se e tërë pesha trupore mbështetet në duar dhe gishtërinj të këmbëve. Në këtë pozitë duhet të qëndroni prej 20 deri në 60 sekonda. Më pas pushoni pak. Ushtrimin duhet ta bëni tri herë me radhë, e pas një kohe mund ta zgjatni kohën edhe deri në më shumë se 60 sekonda.

Komentet

Të Ngjajshme