Qysh Me - Kërko - Qysh me ushtru si yjet e Hollivudit? 
Kyçu

Qysh me ushtru si yjet e Hollivudit?

Enver H. Enver H. | Sport | 09 May 2019 | 05:39

Para se t'ia mësyni palestrës dhe t'ia filloni dietës, hulumtojeni trupin tuaj dhe kuptojeni se cilat ushtrime do t'ju sjellin rezultatet më të mira. Trajneri personal i bukurosheve të njohura, Matt Roberts, ka kategorizuar ushtrimet, varësisht nga ndërtimi i trupit të femrës. Ai përkujdeset për dukjen e aktoreve dhe këngëtareve, si Jennifer Lopez, Catherine Zeta-Jones dhe Beyonce, dhe konsideron se ekzistojnë katër lloje të trupit të femrës: 'dardhë', 'mollë', 'orë me rërë' dhe 'gyp',raporton Gazeta Kosova Sot

01 nga 04FORMA E TRUPIT "DARDHË" 

Trupi: Kofshë të theksuara, prapanicë dhe ije ku lehtë grumbullohen shtresat dhjamore. Yjet e njohura: Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez. Ushtrimet: Ecja nëpër bjeshkë dhe vrapimi. Ushtrime intensive me intervale të shkurta për pjesën e poshtme të trupit, ushtrime këto që djegin kaloritë dhe përshpejtojnë metabolizmin.

02 nga 04FORMA E TRUPIT "MOLLË" 

Trupi: Këmbë vitale dhe kofshë të ngushta. Shtresat dhjamore më së shumti grumbullohen përreth belit dhe në pjesën e sipërme të trupit. Yjet e njohura: Catherine Zeta Jones, Melanie Griffith, Drew Barrymore. Ushtrimet: Ushtrime në intervale, kardio-ushtrime si vrapim dhe ngasje e biçikletës, ushtrime këto që shkrijnë kaloritë. Bëni ushtrime të forta për pjesën e poshtme të trupit. Shmangni ushtrimet me pesha të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

03 nga 04FORMA E TRUPIT "ORË ME RËRË" 

Trupi: Beli i ngushtë, gjoks të theksuar dhe ije. Grumbullimi i shtresave dhjamore te kjo formë e trupit është e barabartë pothuajse në të gjitha pjesët e trupit. Yjet e njohura: Kate Winslet, Sofia Vergara, Salma Hayek. Ushtrimet: Vrapimi, vallëzimi dhe ushtrimet intensive kardiovaskulare. Kujdes me ushqimin dhe dietat drastike në mënyrë që të mos i humbni format natyrale të trupi.

04 nga 04FORMA E TRUPIT "GYP" 

Trupi: Gjoks të vogël, kofshë të ngushta dhe bel pak të theksuar. Yjet e njohura: Taylor Swift, Keira Knightley, Emma Watson. Ushtrimet: Shtoni konsumimin e proteinave dhe forconi masën muskulore. Kombinimi i ushtrimeve kardio dhe ushtrimet e forcës do të ndikonin në shtimin e masës muskulore.

Komentet

Të Ngjajshme