Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë? 
Kyçu

Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë?

Arbona D Arbona D | Prinderore | 14 February 2018 | 11:30

Para së gjithash na duhet t’ju themi sërish se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri.
Përmasat e një të porsalinduri
Nëse fëmija vjen në jetë nga java 38-42 (duke llogaritur javët nga ndërprerja e ciklit), fëmija do të ketë një peshë nga 2.600-4.000 gr, ku mesatarja do të jetë 3.500 gr.

Gjatë 3-4 ditëve të para fëmija do të humbë rreth 350 gr (për një bebe 3.500 gr), dhe kjo nuk duhet t’ju shqetësojë.

Pesha e bebes duhet të fillojë t’ju shqetësojë duke filluar nga dita e 15 pas lindjes.

Pesha e tij do të dyfishohet në muajin e 6, dhe trefishohet në muajin e 12.


Pamja e të porsalindurit
Temperatura e tij do të jetë më e lartë se juaja, e cila zbret në mënyrë të menjëhershme për t’ju përshtatur temperaturës në sallën e lindjes, për të shkuar rreth 37 gradë gjatë 8 orëve që vazhdojnë.

Gjithsesi duart dhe këmbët e fëmijës ngelen të ftohta dhe kjo është diçka normale, e cila ndodh pasi termorregullimi është një proçes që nuk është maturuar ende tek fëmija.

Pulsi i tij do të jetë rreth 120-150 rrahje në minutë dhe frymëmarrja do të përfshijë rreth 35-50 marrje dhe nxjerrje fryme në minutë.

Duke qënë se fëmija merr frymë vetmë me hundë dhe jo me gojë duhet të mbani shumë të pastër atë, duke hedhur shpesh solucion fiziologjik.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme