Tavë me Patate dhe Lulelakër

SONY DSC

Perberesit per 6 persona:

  •  1,5 kg patate
  •  1 lulelakër (1,2kg)
  •  40 gr miell
  •  40 gr butër
  •  750 ml ujë-qumësht
  •  kripë, piper i zi, arrëmyshk
  •  200 gr kaçkavall i grirë.

Gatimi:

Lulelakra lahet, ndahet në copa dhe në 500 ml ujë të valë e me kripë, qitet të zihet 12 minuta.
Pas zierjes, ( 400ml ujë ndahen në një anë, për t´u përdorur për salcë), lulelakra derdhet në kulluese.

Patatet qërohen, lahen e prehën në katrorë të vegjël dhe zihen po ashtu në ujë më kripë për 5 minuta. Patatet derdhën në kulluese.

Përgatitja e salcës: buteri e mielli qitën në një enë dhe në zjarr të ngadalshëm lihet të zverdhët, shuhet më ujë e qumësht, duke u përzier pa ndërprerë, në mënyrë që në salcë mos të mbesin toptha mielli. Salcës i shtohen mëlmesa sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.

Kaçkavalli grihët në rende. Tava lyhet me yndyrë, shtrohen patatet e ziera, lulelakra përsipër, dhe në fund perimet mbulohen më salcë e kaçkavall.

Në furrë të nxehtë prej 200°C, tava piqet 30-40 minuta.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME