Supë të Ftohtë me Domate

 Supë të Ftohtë me Domate

Perberesit:

  • 1 kg domate,
  • 1 kungulleshkë,
  • 1 hudhër,
  • 4 lugë jogurt,
  • majdanoz,
  • kripë,
  • piper i zi

Gatimi:

Domatet e kuqe pastrohen, pervëlohen që te qërohen sa me lehtë prehen dhe u hiqen farat, po ashtu edhe kungulleshka pastrohet, qërohet dhe pritet në copa, si edhe hudhra (qërohen thelpinjtë dhe priten në copa). Të gjitha këto perzihen në miksator derisa masa të bëhet e lengshme.

U hidhet kripa dhe piperi dhe ena e mbuluar futet ne frigorifer për tu ftohur. Para se ta servoni shtohet jogurti dhe majdanozi i prere imë dhe përzihen mire. Kësaj supe te ftohte (qe nuk zihet) mund ti shtoni edhe qepë lë grira shumë imët dhe tranguj te prerë në katrore të vegjël.