Supe Peshku me Perime

Perberesit per 4 persona:

  • Lëng peshku 1,5 litra,
  • patate 2-3 kokrra,
  • karota 3-4 copë,
  • mashurka 8-10 copë,
  • selino,
  • vaj 3-4 lugë gjelle,
  • domate 2 kokrra,
  • kripë,
  • piper,
  • majdanoz,
  • dafinë.

Gatimi:

Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar
lëkura.

Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.

Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME