Supe me Spinaq

Kjo supe eshte shume e lehte dhe e ushqyeshme. Mua me pelqen per faktin se eshte e thjeshte dhe e shpejte ne gatim dhe fantastike ne çdo stine, po sidomos tani ne dimer ta ben me shume me sy:)

Perberesit per 4-6 persona

  • 1/2 kg spinaq
  • 6 gota uje
  • 3 gota qumesht
  • 3 luge miell
  • gjalpe sipas deshires dhe syrit tuaj:)
  • kripe
  • biber i zi

Gatimi:
Grijeni spinaqin holle, ne te njejten kohe ne tenxhere hidhni ujin dhe qumeshtin .Miellin perzijeni me qumesht para se ta hidhni ne tenxhere ne menyre qe te mos mblidhet (desha me thene mos behet si tuç po nejse:).Pasi ta perzjeni per njefare kohe sa ta ndieni se eshte krijuar nje fare lengu si i trashur hidhni spinaqin .Perzijeni pak dhe pastaj lereni te zjeje ne uje te vaket dhe ne fund shtojini gjalpin , kripen.Sipas deshires gjate ngrenies mund te sperkatni pak biber te zi.

P.S: Nese doni ta pergatisni si tip supe dietike ne vend te miellit te grurit mund te perdorni miell dritherash te tjera apo miell me lif , gjalpe dietik dhe qumesht te skremuar.Gjithashtu kete supe mund ta beni dhe me brokoli ne vend te spinaqit.

P.P.S: Spinaqin ju thashe ta grini holle.Ketu ka dale pak si i trashe se e kapa ne makro:)Tek piceta desha te beja pak ndryshim , mu duk shume e merzitshme ta vija ashtu siç ishte ndaj vendosa ta fus ne byzylykun tim meqenese eshte jeshil dhe shkon me supen:)

Blogu privat i autores: yummania.wordpress.com

Ju yumte mire pra:)