Supe me Qofte

Përberesit per 4 -5 persona:

  • Qofte te vogla,
  • 1 e verdhe e vezes,
  • 1 luge kos ,
  • majdanoz,
  • vaj,
  • 3 lugë gjelle miell,
  • lëng mishi 1.5 litra,
  • gjysmë kokërr limon,
  • kripë dhe piper të zi.
Gatimi:
Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta.
Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojme pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.