Supë Karrote

Supë Karrote - receta gatimi

Perberesit per 4-6 persona:

  •  600 – 800 gr karota
  •  1 qepë
  •  1 spec (120gr)
  •  30 gr butër- vaj
  •  1 litër ujë
  •  një kub i koncentruar perimesh
  •  kripë, pipër i bardhë i bluar
  •  100 ml qumësht ose ajkë e ëmbël.

Gatimi:

Karotat dhe speci pastrohen, qërohen dhe prehën në rrathë. Qepa qërohet dhe grihët imët. Buteri qitet në tenxhere, kaurdisët qepa, shtohen edhe perimet dhe bashkë kaurdisën për 2-3 minuta, pastaj shtohen mëlmesa e uji dhe supa zihet 15-20 minuta.

Pas zierjes, tenxherja hiqet nga zjarri, perimet purohen. Tenxherja qitët prapë në zjarr, i shtohet qumështi dhe posa të marri valë, supa hiqet nga zjarri.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME