Shpageta me Mish të Grirë

Shpageta me Mish të Grirë

Perberesit per 4 persona:

  •  300 gr shpageta
  •  400 gr mish i grirë
  •  2-3 karota (250 gr)
  •  1-2 kungulleshka (250 gr)
  •  1-2 qepë
  •  2 thalbi hudhre
  •  1 spec (200-250 gr)
  •  300 gr domate te freskëta, ose nga doza (450gr)
  •  200 ml lëng domatesh
  •  40-50 gr miell
  •  1 kub i koncentruar perimesh
  •  kripë, pipër i kuq dhe i zi
  •  100 ml vaj.

Gatimi:

Qepa e hudhra qërohen e grihën imët, dhe në 50 ml vaj qitën e lehtë kaurdisën. Pastaj shtohet edhe mishi i grirë bashkë kaurdisën edhe për 2-3 minuta, mishit i shtohen 300-400 ml ujë, ena mbulohet dhe mishi zihet për 5- 10 minuta.

Ndërkohë, perimet lahen, qërohen e prehën ne copa të vogla e qiten në mish, shtohen edhe mëlmesat dhe të gjitha zihen për 10-15 minuta.

Ndërkohë, shpagetat qitën në një enë me ujë të valë e me kripë dhe në temperaturë të ultë zihen 9 minuta. Shpagetat e ziera derdhen në kulluese.
Domatet, nëse janë te freskëta, qiten në ujë të valë e përvëlohen për 2 minuta. Pastaj qërohen e prehen në copa dhe bashkë me lëngun e domateve qiten në perime.

Në fund, vaj i mbetur bashkë me miell qiten në një tigan dhe, në temperaturë të ulët, mielli përzihet herë pas herë, dhe si të zverdhët, qitët në tenxhere. Salca e përgatitur me mish e perime zihet edhe 5 minuta, njëkohësisht duke e përzier dhe provuar.