Sardele të Skuqura në Salcë me Domate

Sardele të Skuqura në Salcë me Domate - receta gatimi

Perberesit per 4 persona:

  •  225 gr sardele
  •  4 domate
  •  majdanoz
  •  miell.
  •  1 kokë qepë.
  •  2-3 lugë bukë e grirë
  •  1 lugë erëza të përziera
  •  2 degë kopër
  •  2 thelpinj hudhër
  •  1/2 luge rigon
  •  1/2 luge kafeje kopër e thatë
  •  2 degë borzilok
  •  1 spec i kuq
  •  2 lugë soja sos
  •  1 degë rozmarinë
  •  vaj ulliri, vaj, kripë dhe piper i zi
Gatimi:
Domatet dhe specat i presim në copë. E grijmë rozmarinën, koprën, thelpinjtë e hudhrës, qepën, majdanozin dhe degët e borzilokut. Në tiganin në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim qepën. I shtojmë copët e specit dhe të hudhrës. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë domatet e prera. E hedhim koprën, rigonin, koprën e thatë, rozmarinën, borzilokun dhe majdanozin e grirë.Në tigan hedhim 100 ml ujë dhe soja sosin. Hedhim kripë dhe grij më piper të zi. Në tigan hedhim bukë të grirë. Ndërkohë, sipër sardeleve hedhim kripë. Në enën me miell i hedhim erëzat e përziera. Në tigan tjetër në zjarr hedhim vaj dhe vaj ulliri. Sipër sardeleve e hedhim miellin me erëzat e përziera dhe i përziejmë, për tu ngjitur mielli për peshqit.Sardelet me miell i skuqim në tiganin me vaj. Sardelet e skuqura i nxjerrim nga tigani me lugë sitë dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për ta mpirë yndyrën. Salcën nga tigani i parë e vëmë në pjatën për servirje. Sipër salcës i vëmë sardelet e skuqura. Zbukurojmë me feta limoni, feta portokalli dhe me gjethe selinoje.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME