Sallate me Patate

Juve qe lexoni blogun tim te ushqimit mos prisni gatime shume te nderlikuara.Mendoni se ky eshte blogu i nje personi qe jeton vetem dhe eshte e detyruar te beje vete gjellen e saj ,kur vjen nga puna andej anga ora 19.30 e darkes..Besoj se mund ta merrni me mend se nuk jam shume kreative apo punetore pas kesaj ore.Keshtu qe kete here po ju tregoj se çfare bera dje.S’po ju them se po ju jap recete se do qeshni se nuk eshte e tille.Eshte vetem nje sajim i rastit, per te shpetuar sa me shpetuar sa me shpejt nga nderlikimet e gatimit dhe per te mbushur barkun sa me shendetshem.

Pergatitja per 1 vete (llogariteni si te doni per 4-5 veta:)

  • 2 patate te ziera
  • sallate jeshile me shumice:)
  • qepe te njoma ose te kuqe
  • borzilok
  • vaj ulliri (mundesisht shqiptar:)
  • leng limoni
  • kripe,
  • piper te kuq nese keni

Gatimi: une prane saj e shoqeroj dhe me nje spec nuk e fus brenda dhe ate jashte me pelqen me shume..

Ju befte mire njerez,jua keshilloj sepse eshte shume e shendetshme..nejse nje dite do ju shkruaj te gjitha te mirat materiale, me fal mjekesore:) te gjithe asortimenteve qe perdor kur gatuaj…

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME