Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi

Mishi i viçit dhe makaronat mund të jenë një miks i çuditshëm, por i shijshëm për t’u ngrënë.

Përbërësit

4 racione mish viçi

500 gr makarona elb

4 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 karotë

3-4 domate, 1 lk sheqer

1 koncentrat pule

1 gotë verë të bardhë

Kripë, piper

100 gr djathë të verdhë

Përgatitja

Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb.

Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende.

I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët.

The post Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME