Qysh me u përballë me notat e këqija?

Qysh me u perballe me notat e kqija

Mos u pikëllo shumë vetëm se ke pasur rezultat të keq në një test. Kjo gjë do të ju hutojë dhe do të ju ndalojë që të koncentroheni për lëndët tjera

nota te keqija 1

Bëj diçka që të pëlqen ta bësh dhe kërkon energji. Shembuj të mirë do të ishin vallëzimi, vozitja e biçikletës etj. Kjo gjë do të ndikojë që zemërimi të largohet jashtë në diçka tjetër.

nota te keqija 2

Shiko drejt së ardhmes dhe vendose si synim që të përmirësohesh në testin e radhës. Dështimi në një test nuk tregon fundin e karierës suaj akademike, do të keni edhe shumë teste tjera në të ardhmen (urraa) – rrjedhimisht shumë mundësi që të tregosh veten! Pra merre testin si një thirrje të “zgjimit nga gjumi”. Provo të pregaditesh në forma tjera.

nota te keqija 3Shiko gabimet që i ke bërë në testin e fundit dhe pëmirësoi me kujdes, në mënyrë që të mos bësh gabime të jnejta në testet e ardhshme.

nota te keqija 4Kupto pse e ke marrë notën që e ke marrë. A ishte sepse nuk ke mësuar mjaft? Apo sepse nuk e ke kuptuar testin? Ndoshta sepse kishe thjesht një ditë të keqe? Mendo për këtë gjë dhe kështu do të përballesh më mirë me notën e keqe.

nota te keqija 5Mos ngurro të i tregosh notën prindërve apo mbikqyrësëve, sidomos nëse duhet të nënshkruhet. Shumë prindër “tmerrohen” nga notat e këqija, disa të tjerëve nuk i bëhet vonë. Por, thjesht mos harro të i tregosh arsyen e vërtetë të dështimit në test. Gjithashtu duhet të i tregosh se si do të përmirësohesh. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe.

nota te keqija 6Mos u bëj përtac dhe fillo të mësosh! Nëse ke nevojë kërko ndihmë ekstra nga mësuesi/profesori i lëndës. Puno sa më shumë që të e përmirësosh notën, duke punuar në gabimet dhe dobësitë tua në lëndën përkatëse.

nota te keqija 7Shko në biliotekë, aty ku mund të mësosh vet dhe nuk do të kesh askë rreth teje.

nota te keqija 8

Shijoje shkollën dhe mos lejo asgjë që të të e humb entuziazmin dhe kënaqësinë e të mësuarit.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME