Qysh do të duket dërgesa e porosive online në të ardhmen?

Kompania Amazon ka prezantuar projektin “Prime Air”, që ndryshe do të jetë edhe e ardhmja e dërgesave të porosive online.

Ky projekt synon që porositë deri në 2.3 kilogramë (që paraqesin mbi 86% të mallërave që kompania ofron) të dërgohen nga magazina tek konsumatori për 30 minuta.

Kjo gjë do të bëhej me anë të “avionëve të vegjël” (të njohur si drones) të cilët kjo kompani është duke i punuar. Bashkë-themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon – Jeff Bezos, thotë se ky projekt në tërësi pritet të realizohet pas 4-5 vitesh.

Për më shumë ndiqni videon.

air prime 1