Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1?

Windows 8.1 ofron një veçori të përdorshme përmes së cilës mund ta ndalni PC-në tuaj në mënyrë të lehtë. Kjo veçori quhet Slide to Shutdown dhe në një mënyrë është e fshehur. Në këtë udhëzues do të mësoni se qysh me aktivizu këtë veçori në Windows 8.1.

Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1? Navigoni deri në folderin C:WindowsSystem32. Kërkoni fajllin SlidetoShutdown.exe.

Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1?

Krijoni një shortcut në desktop të këtij fajlli. Klikoni me tastin e djathtë të mausit dhe zgjedhni Send To – Desktop.

Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1?1

Në desktop mund të klikoni me tastin e djathtë të mausit në këtë fajll dhe të zgjedhni Properties. Këtu mund të konfiguroni një shortcut që ta hapni edhe me tastierë. Poashtu mund ta kapni këtë fajll dhe ta lëshoni në taskbar të Windowsit për çasje më të lehtë.

Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1?2

Klikoni dy herë në këtë shortcut apo edhe përdorni shortcutin me tastierë qe e keni krijuar dhe do të përjetoni një eksperiencë të re për ta ndalur kompjuterin tuaj. Tërhiqeni nga sipër si një perde dhe procesi i ndaljes do të filloj.

Qysh me shtu butonin shutdown në desktop të Windows 8.1?3

Këshilla:

  • Do të jetë më e lehtë të keni çasje në shortcut nëse e vendosni në taskbar.
  • Ndryshoni ikonën e shortcutit në çfarëdo ikone që ju pëlqen dhe përshtatet më shumë.