Qysh me shiku IP adresën e kompjuterit tuaj?

Nësu ju nevojitet IP adresa e kompjuterit tuaj, qoftë kompjuter standard apo Laptop, atëherë duke ndjekur hapat në vijim ju shumë thjeshtë dhe lehtë mund ta bëni atë.

direccion_ip_logo

Mënyra e parë

Hapi 1:
Vizitoni google.com dhe në kutinë për kërkim shkruani “IP address” ose “My IP address”.

Hapi 2:
Tek rezultatet si në fotografi tek shigjeta e kuqe, me ngjyrë të hijezuar (bold) shihet IP adresa juaj publike.

1ipaddress

 

Mënyra e dytë

Hapi 1:
Klikoni pullën Start në kompjuterin tuaj, e cila gjendet në anën e majtë poshtë.

Hapi 2:
Si në fotografinë më poshtë, hapni menytë, pra vendoseni kursorin e mausit mbi Programs > Accessories > pastaj klikoni Command Prompt.

2ipaddress

Hapi 3:
Pasi të hapet Command Prompt, shkruani IPconfig dhe shtypni ENTER, por kujdes shkruani IP me shkronjë të madhe, sepse pastaj komanda nuk njihet.

Hapi 4:
Pas shfaqjes së rezultateve, shikoni aty ku shkruan IP address, aty është IP adresa juaj.