Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?

Përbërësit:

  • 1 gotë miell
  • 1 pecivë
  • 100 gram margarinë
  • 1 gotë sheqer
  • 3 vezë
  • ½ gote qumësht.

Në një enë të thellë vendoset margarina në temperaturë dhome.

Përzihet me mikser duke shtuar gradualisht sheqerin derisa të bëhet masë në formë zalli.

Shtohen vezët një nga një duke përzier vazhdimisht.

Shtohet pastaj qumështi.

Shtohet edhe mielli i situr me pecivë.

Përzihet mirë dhe pjeket në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta.