Përbërësit:
- 300 gram miell
- 50 gram kakao
- 2 lugë pecivë
- 1 lugë sodë bikarbone
- 500 gram sheqer
- 200 gram margarinë
- 250 ml qumësht
- 3 vezë
- 100 ml ujë të përzier me 1 lugë kafe.
Për kremin:
- 200 gram gjalpë
- 200 gram sheqer pluhur
- 200 gram qokollatë të bardhë.
1.Në një enë të thellë kombinoni miellin, kakaon, pecivën dhe sodën bikarbone.
2.Shtoni sheqerin dhe përzieni.
3.Shtoni margarinën e shkrirë dhe qumështin në enë.
Përzieni me lugë druri derisa të bëhet masë e vetme.
Shtoni vezët një nga një duke përzier vazhdimisht.
4.Shtoni ujin e përzier me kafe dhe vazhdoni të përzieni.
5.Ndani brumin në 3 vende të barabarta dhe pjekni ato për 35-40 minuta në tepsi të shtruar me letër.
6.Për të përgaditur kremin përzieni në një enë margarinën derisa të shkumëzohet.
Shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni të përzieni me mikser për dy minuta të tjerë.
Shtoni edhe qokollatën e bardhë të shkrirë dhe përzihet për 4-5 minuta tjerë.
7.Vendosni petën e parë dhe lyeni me kremin e përgaditur, përsëritni procedurën me petët tjera.
Dhe lyhet torta e përgaditur nga të gjitha anët me krem.
8.Me qokollatë të shkrirë dekoroni torten duke krijuar rrjetën e marimangës.