Përbërësit:
- 4 të verdha vezësh
- 1 gotë sheqer
- 1 lugë ekstrakt vanille
- 200 gram qokollatë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë e gjysmë kremë për rrahje
- 1 lugë kakao.
1.Në tenxhere vendosni kakaon, qokollatën, qumështin dhe kremën.
Përzieni vazhdimisht derisa të shkrihet qokollata dhe largojeni nga zjarri.
2.Në një enë të thellë përzieni të verdhat e vezës me sheqer.
Shtoni masën e qokollatës dhe përzieni.
3.Vendoseni tenxheren në zjarrë me temperaturë mesatare përsëri për 8 minuta.
Shtoni ekstraktin e vanillës.
4.Vendoseni në një plastikë apo enë për akullore dhe vendoseni në frigorifer për 3 orë.
5.Pasi të jetë ftohur vendoseni masën në mikser, përzieni për 15 minuta, kthejeni në enën për akullore dhe vendoseni në friz derisa të ngrihet.