Qysh me parandalu zjarrin gjatë dimrit?

Gjatë kohës së dimrit rreziku që shtëpia të merr flakë është më i madh se në kohërat tjera për shkak të përdorimit të paisjeve të ndryshme për ngrohje. Andaj gjatë dimrit mbrojeni veten dhe familjen duke ndjekur këshilla që ndihmojnë në parandalimin e zjarrit.

qysh me parandalu zjarrin gjate dimrit

Siguria në gatim

Asnjëherë mos e leni furrën pa mbikqyrje, sidomos vatrat e sipërme kur janë të ndezura. Statistikisht shtëpitë marrin flakë kur furra harrohet e ndezur.

Largoni të gjitha veglat e ushqimit apo vet ushqimin nga furra apo vatrat elektrike nëse nuk kanë nevoj të qëndrojnë aty. Kjo përfshinë peshqirët, sfungjerët, apo veglat e gatimit.

Poashtu, mundësisht largoni çdo ushqim të fërguar nga menyja që e keni në plan të gatuani për festa. Ushqimet që fërgohen kanë rrezikshmëri shumë më të lartë për të marrë flakë. Kjo vetëm për arsyen që kanë nevojë për temperaturë shumë të lartë për fërgim.

Siguria në ngrohje

Të ndërmerrni masa paraprake kur përdorni paisje për ngrohje. Ngrohëset që shfrytëzojnë energji elektrike në disa raste mund të ju kursejnë materialisht, por që në fakt janë shumë të rrezikshme që shtëpia të merr flakë. Dhe këtu hyjnë edhe alternativat tjera, përveç ngrohëseve elektrike, si p.sh. ngroja me plin.

Andaj masa që mund të ndërmerrni është që të mos leni afër ngrohëses asgjë që mund të marrë flakë. Kjo përfshinë, rrobat, perdet, apo edhe shtretërit. Largojini të paktën një metër larg.

Siguria në dekorim

Për disa, gjatë festave, dekorimi është pjesa më interesante. Megjithatë, këto dekorime mund të rrezikojnë që shtëpia të merr flakë, pasi që në shumicën e rasteve nuk vendosen me kujdes.

Në vend që të dekoroni me qirinj, më mirë vendosni imitacione të qirinjëve që punojnë me bateri. Rreziku është që gjërat që gjenden afër qirinjëve të marrin flakë.

 

 

 

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME