Qysh me ndryshu rrotullimin e akrepave të orës së murit?

Hapi 1:
Gjeni ose bleni një orë të këtij lloji në një nga dyqanet tuaj të preferuar.

FOTO 1

Hapi 2:
Largoni me kujdes mekanizmin nga ora.

FOTO 2

Hapi 3:
Me kujdes filloni ta hapni mekanizmin e orës. Largo pjesët sipas rradhës.

FOTO 3

FOTO 4

Hapi 4:
Pasi ta hapni mekanizmin e orës fillo dhe largo me kujdes pjesët e brenshme. (kujdes nëse nuk keni mundësi ta mbani mend rradhitjen e pjesëve ju këshilloj që të bëni një foto para se të filloni t’i largoni ato)

FOTO 5

Hapi 5:
Largo pjesën metalike nga mbështjellësi  që krijon fushën magnetike, pastaj rrotulloje dhe ktheje prap në vendin e vet.
Pra:

  • Tërhiqe;
  • Rrotulloje;
  • Ktheje mbrapa.

FOTO 6

Hapi 6:
Fillo kthimit mbrapa të pjesëve të mekanizmit. Kompleto orën me gjitha pjesët tjera të mbetura, dizajno numrat për orën e re, vendos baterinë dhe do të shihni se ora juaj do të punojë por në një pamje tjetër dhe jo të zakontë.

Besoj se do të ju pëlqejë. Ju faleminderit !