Qysh me ndihmu veten me mësu një gjuhë të huaj?

flags

Hapi 1:
Dëgjoni audio incizime në gjuhën në të cilën dëshironi ta mësoni, por kërkoni nga dikush që t’iu tregojë përkthimin, apo gjejeni atë si të shkruar, pastaj me ndihmën e internetit përkthejeni. Ose nëse mund të gjeni audio incizime në gjuhën e huaj pastaj me përkthim shqip, do të ishtë perfekte.

Hapi 2:
Vendosni etiketa, pra copa letre, ku shkruan emri i sendit në gjuhën e re që do të mësoni, dhe ngjiteni ato në gjësendet e dhomës suaj, pra secilit send përkatës.

Hapi 3:
Provoni të shkruani letër/sms një personi i cili e flet vetëm gjuhën e re të cilën po e mësoni.

Hapi 4:
Vizitoni vendin në të cilin flitet gjuha të cilën dëshironi ta mësoni.

Hapi 5:
Provoni të lexoni një paragraf, apo faqe të një libri në gjuhën të cilën dëshironi ta mësoni.