Qysh me i ndal njoftimet nga facebook në emailin tuaj?

FB-email-logo

Facebook ju dërgon vazhdimisht njoftimet në emailin tuaj, për ti ndalur këto njoftime të cilat vijnë nga facebook, ndiqni hapat në vijim.

Hapi 1:
Kyçuni në llogarinë tuaj në facebook.

Hapi 2:
Siç shihet në fotografinë në vijim, hyni tek “Settings” ose “Llogaria”.
1facebook

Hapi 3:
Në anën e majtë, klikoni tek “Notifications” ose “Njoftimet”.

Hapi 4:
Siç shihet te shigjeta e kuqe, klikoni opcionin “Email”.
2qyshme

Hapi 5:
Zgjedhni se cilat mesazhe dëshironi ti pranoni në email.