Qysh me mësu më mirë dhe në mënyrë efektive?

Studentët e panumërt fillojnë semestrin me qëllime të mira, por përfundojnë atë në mënyrë të çorganizuar dhe jo duke përdorur kohën e tyre në mënyrë efektive. Për të marrë nota më të mira se mesatarja juaj e mëparshme, ju do të duhet të bëni një vetë-vlerësim të asaj që ju jeni duke bërë gabim dhe të hetoni mënyra të thjeshta për të shtyrë veten për tu ngritur në nivel më të lartë. Përqëndrohuni të bëni një sasi të mjaftueshme të gjumit, hani ushqim me kalori të përditshme dhe të ushtroni për të ndërtuar një qëndrueshmëri.

Qysh me mësu më mirë dhe në mënyrë efektive?Udhëzimet

1. Gjeni një vend të qetë për të mësuar. Ky vend nuk duhet të ketë rrëmujë dhe nuk të jetë diku afër shtratit tuaj. Shumica studentëve bëjnë gabim duke studiuar në ose rreth shtratit të tyre. Duke pasur një vend të veçantë ju bën juve të ndiheni që jeni në një vend për të studiuar, jo për të fjetur dhe relaksuar. Ju duhet të keni një vend ku ju mund të uleni, të lexoni dhe të shqyrtoni shënimet tuaja. Ai vend duhet të jetë një mjedis i ngjashëm me vendin ku ju do të bëni testet tuaja shkollore.2. Gjeni llojin tuaj të të mësuarit. Pra, shumë herë studentët shkëlqejnë në një fushë dhe dhe ngecin në disa të tjera. Përcaktoni nëse ju pëlqeni të mësoni më shumë duke lexuar, dëgjuar apo duke bërë (shkruar). Duke e përcaktuar këtë, do t’ju ndihmojë të bëni një strategji efektive për të mësuar.

3. Fikeni telefonin tuaj celular. Përderisa ju jeni duke studiuar, shkëputeni veten nga argëtimi. Kjo do të ju çojë në klasat më produktive duke studiuar edhe më të mirë.

4. Bëhuni një lexues aktiv dhe jo një lexues pasiv. Shkruani shënime në skajet e teksteve tuaja. Kontrolloni tekstin tuaj që po e lexoni dhe gjeni pikat kyçe. Lexoni fjalitë e para dhe të fundit të paragrafëve, titujve dhe diagrameve, si dhe tekstin e hijezuar. Gjej idetë kryesore dhe pikat mbështetëse.

5. Bëje një kohë të caktuar çdo ditë kur ju do të mësoni. Bëjeni këtë rutinë. Sigurohuni që kjo të ndodh në një orë të ditës, kur ju jeni vigjilent dhe i kthejllët.

6. Shmangni Facebook dhe faqet e tjera sociale. Përdorni kohën tuaj në mënyrë më efikase duke marrë një organizator të përditshëm (orar) dhe caktoni datat e rëndësishme.

7. Bëni pushimi pasi të mësoni për një orë. Ecni përreth kudo, vetëm që gjaku të qarkullojë.. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e mërzisë.

8. Qeraseni vetën vetëm pas përmbushjes së një qëllimi të studimit. Kjo do të jetë jo vetëm e mirë për ju, por kjo do të ju bëjë që të përsëritni këtë mënyrë studimi dhe relaksimi.