Qysh me votu nëse jeni jashtë Kosovës?

Votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht mungon në Kosovë mund të votojë për zgjedhjet në Kosovë nëse ai ose ajo ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës dhe ka votuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së. Vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ-së.

Procesi i votimit nga Jashtë Kosove realizohet përmes postës. Ky process bazohet në dy periudha. Në përiudhën e regjistrimit dhe periudhën e dërgimit të fletëvotimit.

Çdo qytetarë që konsideronë se ka të drejtë dhe është i interesuar për të votuar duhet të aplikojë për t’u regjistruar si votues jashtë vendtit. Pas aplikimit KQZ-ja do të ju njoftojë nëse kërkesa e juaj është aprovuar apo jo. Të gjithë aplikuesit e aprovuar do të pranojnë fletëvotimet e caktuara dhe materialet tjera përcjellëse në adresën e paraqitur gjatë aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vote

Udhëzim i Votimit përmes postës

Në Zgjedhjet për Kuvendin Komunal, Votuesit mund të shënjojnë në Fletëvotim një subjekt politik dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Ndërsa në fletëvotimin për Kryetarë Komune, në anën e majtë të fletëvotimit ju mund të shënoni vetëm një kandidat për kryetar komune.

Në ueb faqen e KQZ-së janë të vendosura Fletëvotimet për Kuvendet Komunale, Fletëvotimet për Kryetar të Komunave dhe Listat e Kandidatëve për secilën komunë.

Kthimi i pakos së fletëvotimit:

  • Vendosni VETËM fletëvotimet në zarfin e fshehtësisë dhe mbylleni  Kjo do të mbajë votën tuaj sekrete.
  • Vendosni fotokopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm ose një shënim që përfshin të dhënat tuaja personale që përmban emrin, mbiemrin, emrin e babait dhe datën e lindjes,. Dëftesën e regjistrimit (e cila duhet të prehet me gërshërë) dhe zarfin e fshehtësisë me fletëvotimet brenda vendoseni në zarfin e  kthimit me adresë të shtypur të KQZ-së.
  • Secili person duhet të dërgojë zarfin kthyes të tij/saj duke i përfshirë artikujt më lartë
  • Vëni vula postare të mjaftueshme dhe dërgojeni me postë tek ne.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë. Deri më 1 Nëntor 2013.

Zarfi i kthimit i cili përfshin të gjitha dokumentet e kërkuara  dhe zarfin e pashënuar (të fshehtësisë) së bashku me fletëvotimet duhet Pranuar në kutin postare deri me 1 Nëntor 2013. Luteni që t’i ktheni dëftesat e regjistrimit

Periudha e votimit

Çdo votues me të drejtë vote me qëndrim jashtë Kosovës ka të drejtë të votojë në zgjedhjet për Kuvend, nëse ata kanë përmbushur me sukses procesin paraprak të regjistrimit. Periudha e regjistrimit është realizuar prej datës 27 Korrik deri më 17 Shtator 2013. Ndërsa, Periudha e Votimit fillon me datë 1 Tetor 2013 dhe përfundon me datën 1 Nëntor 2013.

Për të siguruar integritetin e mëtejshëm të procesit të votimit, KQZ-ja do të verifikojë vlefshmërinë e të gjitha pakove të fletëvotimit të pranuara nëse janë të pranueshme. Ky proces plotësues i verifikimit do të zhvillohet të dielën më 3 nëntor 2013, duke filluar në orën 08:00 në zyrat e KQZ-së. Pasi të përfundojë verifikimi, pakot e fletëvotimeve do të transportohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se vëzhguesit e akredituar mund të vëzhgojnë procesin e verifikimit të vlefshmërisë.

Zarfi i kthimit i cili përfshin të gjitha dokumentet e kërkuara  dhe zarfin e pashënuar (të fshehtësisë) së bashku me fletëvotimet duhet Pranuar në kutin postare deri me 1 Nëntor 2013.

Fletëvotimet e shënjuara mund t’i dërgoni përmes postës në adresë të KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
Votimi Përmes Postës,
Posta Nr. 6
Kutia 351,
10 000 Prishtinë,
Republika e Kosovës.

Fletëvotimet me postë duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 1 Nëntor 2013.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME