Qysh me votu në Eurovision?

20120524-204150.jpg

Ashtu qysh t’gjithë e dimë Kosova nuk ka t’drejtën e pjesmarrjes n’Eurovision për arsye politike e gjithashtu kjo nënkupton që Kosovart nuk kanë t’drejtë as me votu për t’preferumt e tyre pavarsisht që ky festival përcillet me t’madhe n’vendin tonë. Epo tash perveq me kqyr n’televizor, na kemi mundsi me votu per Shqiprinë e përfaqsume prej 1 Kosovarje pavarsisht që kjo metodë sigurisht i ka shku nëpërmend shumë vetav.

Përveq mi lut bashkatdhetart me votu, kontributi i t’cilve nuk bon mu hudh poshtë na mundemi edhe me votu për t’preferumt tonë.

S’pari, fatkeqsisht (n’ktë rast fatmirsisht) n’tregjet tona ende ka numra t’telefonit t’operatorve Serb edhe ende shiten me shumicë nëpër trafikat e ndryshme ku shiten edhe mbushje e numra t’operatorve Kosovarë. Pra s’pari e bleni 1 numër (063,064 etj etj.) që zakonisht kushtojnë 3 Euro edhe kanë kredit prej 300 dinarë qe ju jep mundsi me votu deri 20 herë (maksimumi që lejohet).

S’dyti, e pritni natën finale edhe n’momentin që aktivizohet koha për votime, e futni kartelen e operatorit Serb n’telefon edhe thirrni numrin per me votu per cilin shtet dëshironi. Ku me gjet numrin ? N’vazhdim…

S’treti, numri për votim shfaqet n’televizionet kombtare që transmeton Eurovisionin, n’ktë rast RadioTelevizionin e Sërbisë, numër t’cilit ja shtojmë mbaresën 03.

Numri për votim shfaqet n’natën finale, kshtuqë numrin nuk mund ta shkruaj këtu, mirpo për ta gjetur numrin n’kohë reale ju preferojë rrjetin social Twitter nën etiketën #Albania apo #Eurovision.

Në natën e parë gjysmë finale kemi qenë shumë aktiv duke ju rekomanduar t’gjithve për të votuar, t’shohim tani se sa e madhe është dëshira për të parë Beogradin t’jap 12 pikë për Shqipërinë dhe Kosovaren Rona Nishliu.

Lirim Perçuku

Burimi: http://lirimpercuku.wordpress.com/2012/05/24/qysh-me-votu-neurovision-for-dummies/