Qysh me ushqy fëmijën shëndetshëm?

Dietologia Rolina Naco tregon tre rregullat e arta që i duhen të gjithë prindërve të rinj për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre.
Ja çfarë thotë ajo:

  1. Një fëmijë që të ushqehet shëndetshëm duhet të jetë vërtet i uritur!
    2. Në shtëpi duhet të disponohen vetëm ushqime të shëndetshme
    3. Prindërit janë modeli për të dhënë shembullin

Sipas saj është shumë e rëndësishme:
-Të kemi pak durim duke provuar 3-4 herë një ushqim qoftë edhe në mënyra të ndryshme gatimi
-Të evitohet acarimi me refuzimet e disa ushqimeve, pasi do të krijojë një atmosferë negative dhe nuk do të kemi bashkëpunim
-Të pranojmë edhe disa ushqime që mund të jenë për një kohë te ‘black list’ (listë e zezë) në një moment të dytë mund të bëhen të preferuara
-Të mos përcillet ankthi dhe emocione të tjera te prindërit në lidhje me ushqimin.

Është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të kuptojë se ushqyerja është një përkujdesje për të dhe jo për të plotësuar dëshirën e mamit, gjyshes apo për të plotësuar dëshirën e një shpërblimi që i është premtuar.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME