Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry?

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) është njoftuar për infektimet përmes “Ransomware WannaCry” që raportohen nga shumë vende në mbarë botën.

Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet haraç që më pastaj te mundësohet qasja.

Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes, transmeton lajmi.net.

Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar.

Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1).

Për më shumë informacione se si të mbyllni këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010.

Po ashtu inkurajoheni që të rishikoni edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: https://www.kos-cert.org/assets/cms/uploads/files/Masat%20mbrojtjse-%20WannaCry%20Ransomware.pdf