Qysh me u dokë bukur pa u munduar shumë?

Nëse keni menduar si të dukeni e bukur pa u dukur se jeni munduar shumë në këtë aspekt, ky artikull është për ju vajza.

Hani sa më shumë fruta të freskëta. Molla, dredhëza, çkadoqoftë. Nëse nuk ju pëlqejnë frutat merrni vitamina.

Pini shumë ujë. Një litër në ditë kryen punë. Uji është perfekt për lëkurën tuaj.

Buzëqeshni. Çdokush duket bukur kur shfaq buzëqeshje në fytyrë.

Vishni rroba “të gëzueshme”. Të kuqe, të portokallta, të kaltërta, të verdha. Këto ngjyra ju bëjnë të thjeshta dhe të bukura.

Lani flokët çdo ditë. Ose të paktën çdo të dytën ditë. Përdorni shampon sa më shpesh.

Bëhuni pozitive, jo negative. Të jesh pozitive të jep bukuri të brendshme!

Përdorni vetëm pak makiazh. Para përdorimit pastroni fytyrën sa më shumë.

Nëse i hani thonjët(siç e kan shprehi shumë persona) bëni gjithçka që ta ndaloni këtë shprehi, sepse është shumë e keqe për thonjët tuaj.

Duajeni veten. Ju e dini se jeni e mrekullueshme!!