Qysh Me Tejkalu Ndarjen në Çift?

Tejkalimi i një ndarjeje është e lehtë në fjalë por e vështirë në vepra. Njerëzit mund të ju thonë ta bëni këtë apo atë. Por në fund të ditës, jeni ju ata që do ta bartni ngarkesën emocionale. Duhet të përballeni me faktin që personi që e keni dashur nuk do të jetë më afër jush. Duhet ta bindni veten që të vazhdoni tutje dhe ta pranoni atë që ka ndodhur në mënyrë pozitive. Mësoni se si të rikuperoni zemrën e thyer në mënyrë sa më të shpejt. Ja disa sygjerime se qysh me tejkalu më lehtë situatën:

Qysh Me Tejkalu Ndarjen në Çift?

  • Qani. Mos i mbani emocionet brenda. Nxirrni jashtë. Mund t’i nxirrni jashtë pranë një anëtari të familjes, miku/mikeshe, kolegu/kolege. Gjeni dikë që mund të ju dëgjoj pa kushte. Lironi zemërimin tuaj duke shprehur atë që njëmend ndieni. Nëse keni nevojë të lotoni, bëjeni këtë. Pas lirimit të frustrimit gjërat do të duhej të ishin shumë më të lehta për t’i pranuar.
  • Kërkoni mbështetje. Pasi t’i keni liruar emocionet, provoni të mendoni në një perspektivë tjetër. Flisni me dikënd të besueshëm. Analizoni se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. A ka qenë faji juaj? Çfarë ka qenë shkaktari i kësaj ndarjeje? A është kjo ndarje zgjidhja e duhur e problemit? Mund edhe të listoni aryset se pse lidhja nuk ka funksionuar. Merrni mendim edhe nga personi i besueshëm me të cilin edhe e diskutuat këtë ngjarje. Kërkoni që të jetë sa më objektiv. Përderisa është person që kujdeset për ju mund edhe të jep ndonjë këshillë të mirë. Mund të diskutoni edhe për hapat e mëtejmë.
  • Harroni partnerin tuaj. Nëse keni qenë duke bashkjetuar mblidhni gjërat e tij/saj. Largoni nga ai vend pasi që kur t’i shihni plaçkat mund të ju sjellin kujtime. Andaj mos e lejoni veten të jeni sentimental.
  • Pjesë e rikuperimit pas ndarjes mund të jetë edhe fshirja e numrit kontaktues. Nëse vazhdoni ta mbani numrin mund të provokoheni që edhe ta thërrisni duke tentuar që të bisedoni me të pasi që mund të  ju interesoj se çfarë po ndodh me jetën e tij/saj. Dhe kjo mund të mos ju lërë të qetë që ta harroni.
  • Vazhdoni me jetën. Duhet ta pranoni të vërtetën. Lidhja juaj ka mbaruar. Ndalni zvarritjen. Filloni të dilni që të takoni njerëz të ri edhe nëse nuk jeni të gatshëm për lidhje të re. Fokusohuni në dicka që ja vlen. Mund të jetë puna juaj, ndonjë hoby që ju pëlqen. Mund të kërkoni nga shefi që të ju besoj më shumë ngarkesë e punës. Përderisa jeni të ngarkuar me punë është më e lehtë që të harroni ndarjen dhe të ndiheni mirë për vetën tuaj.

Kuptoni që koha shëron plagët. Andaj mësohuni të jeni të durueshëm. Mos u ngutni. Alkooli nuk do të ndryshoj asgjë. Do të ndiheni edhe më keq kur të zgjoheni të nesërmen. Dhe në asnjë mënyrë mos i lërni tërë fajin vetes. Ndarja është një ndodhi normale. Pothuajse çdokush e provon këtë ndodhi. Mos e leni të ju shkatërroj. Mësoni se qysh me shfrytëzu në mënyrë positive.