Qysh me stabilizu presionin e gjakut?

Tre gota çaj në ditë jo vetëm mund të reduktojnë presionin e gjakut, por edhe minimizojnë variacionin gjatë natës, sipas shkencëtarëve.

Çaji është i dobishëm kryesisht për shkak të flavonoidit, antioksidantë që pengon sëmundjet kardiovaskulare.

Presioni i lartë i gjakut rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

“Është e provuar tashmë se çaji është i mirë për shëndetin e zemrës, dhe është pikë kryesore e zbulimit të lidhjes në mes çajit dhe shkakut kryesor të sëmundjeve të zemrës.

Ne kemi treguar se konsumimi i çajit të zi ul presionin e gjakut dhe variacionin e saj gjatë natës,” tha Jonathan Hodgson, profesor në Universitetin e Australisë Perëndimore.

Duke ju falënderuar flavonoidit, çaji i zi ndikon në mirëqenien e shëndetit në shumë mënyra, dhe kjo është veçanërisht e mirë për zemrën.

Pirja e tre ose më shumë gota të çajit të zi në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME