Qysh Me Shkarku Lojera Falas Permes Torrenteve?

Ndoshta shume nga ju jane merzitur duke shetitur neper CD Shop duke kerkuar per lojera ne pergjithesi apo per ndonje loje ne vecanti. Ja nje menyre shume e thjeshte per te shkarkuar lojera falas nga interneti.

Madje nese nuk e dini titullin e lojes, thjesht hyni ne Google dhe shkruani llojin e saj, pra psh: Need for speed, eshte nje loje me gara me makina, ju mund te kerkoni ne Google “Racing games for pc” dhe me siguri do ta gjeni.

Hapi i dyte eshte te shkarkoni Utorrent, i cili eshte programi me praktik dhe me i thjeshte per shkarkime, me pas mund te hyni ne adresat e torrent si psh: isohunt.com, btjunkie.org, thepiratebay.com, etj, ose thjesht mund te kerkoni me Google duke i vene prapashtese emrit te lojes qe deshironi te shkarkoni termit “torrent download“.

Nje here qe ju keni kerkuar, ju dalin shume alternativa, andaj per te gjetur se kush eshte me e mira nje menyre eshte qe te lexoni komentet qe kane bere njerezit qe e kane shkarkuar me pare, gjithashtu duhet te keni parasysh se nje torrent qe ka shume “peers” shkarkohet me shpejte. Ne shumicen e rasteve lojrat shkarkohen ne .bin apo .cue, per te hapur kete file ju duhet nje nga programet: Deamon tools ose Magic iso, te cilet shkarkohen falas nga interneti. //www.qysh.me

//Falenderojme lexuesin tone Elvis per kontributin me kete teme.