Qysh Me Shkarku Adobe Photoshop?

Ok! kam gjithe vitin qe shume vete me pyesin se ku mund te gjejne Photoshopin dhe ku mund ta bejne download qe te ndjekin mesimet ne Katrology. Nuk dua te bej publike linke ne blog dhe te shprendaj dicka qe eshte ilegale, edhe pse mund te jete per qellime jo fitimprurese. Disa vet e kan per kollaj te marin nje copje cd-dvd te Photoshopit nga nje shok apo shoqe.. disa te tjere dine se ku mund ta shkarkojne nga interneti dhe disa te tjere nuk dine, disa te tjere mund te ken internetin e ngadalte per ta bere download e kshu me radhe… Pra jam me idene qe secili duhet te kete nje alternative per te provuar photoshopin dhe te praktikohet.. vendosa ti pergjigjem pyetjes Ku mund ta gjej Photoshopin?? njehere e per mire! me poshte do ju tregoj disa alternativa se ku mund te gjeni Photoshopin per te gjithe ju qe deshironi te praktikoheni dhe te mesoni disa gjera ne te!

 

1. Cd-DVD

Kudo qe jeton jashte Shqiperise apo ne Shqiperi jam shume i sigurte qe ne nje Videoteke, apo dyqane te ndryshme ku shiten CD-DVD do e gjeni nje kopje te photoshopit, edhe pse nuk mund te jete versioni me i fundit i Photoshopit dhe mund te jete gjithashtu version pirat, sidoqofte eshte nje alternative e cila mund te funskionoje me kollaj se cdo gje tjeter dhe mund te paguash shume pak…

2. BitTorrent

Sic e thashe dhe ne fillim te artikullit nuk dua te shprendaj linke akzakte se ku mund te beni donwload photoshopin do ju tregoj disa alternativa se ku mund te shkoni dhe te merni nje kopje te Photoshopit! Alternativa e dyte eshte Torrents, nqs se nuk e dine se cfar jane Torrents shko ketudhe lexo se cfar eshte BitTorrent. Cfar te duhet te besh eshte te shkosh ne faqja e BitTorrent ketudhe te besh download programin duke shtypur butonin ne krah te djathte Free Download, bej install programin dhe me pas mund te shkosh ne faqe te ndryshme qe japin torrents, Si  p.sh http://www.mininova.org/  Mininova Alternative ose http://thepiratebay.org/ dhe te kerkosh per Versionin e deshiruar te photoshopit, me pas nje liste me linke te ndryshme te photoshopit do ju shfaqet, hapni ato qe Shkruajne qe kane keygen dhe Crack, dhe shifni se sa Seeds kane, sa me shuem te jete numri i seeds me shpejt do zbritet, Para se te shtypni download dhe te zbrisni filin torrent shifni komentet qe lihen poshte cdo linku pasi ne disa raste mund te jene me viruse, por nqs se jane me viruse persona te ndryshme qe e kane bere download me pare thone qe mos e zbrit se ka viruse! me pas pasi e ben download filin torrent thjesht double-click dhe do te te hapet ne BitTorrent programi qe zbrite ne fillim, dhe lere te behet download! Nqs nuk e kuptuat shume mire se cfar po thoja me lart mund te lexoni kete artikullin ketu se si te zbresesh dicka nga torrent! ose kerko ne google. Pra torrents eshte alternativa e dyte!

3. Warez

Warez jane forume ku persona te ndryshem nga gjithe bota ndajne linke mbi programe,filma,muzike e kshu me radhe, shumica e linkeve jane ne faqe sihttp://www.rapidshare.com/, rapidshare te lejon te zbresesh vetem nje link, por zakonisht photoshop eshte ne disa linke pra do te te duhet te zbresesh nje program qe quhet rapishare-manager ju mund ta gjeni ketu, programi te lejon te vesh disa linke te ndyshme ku photoshopi si program eshte ndare ne pjese te ndryshme dhe pasi gjith pjeset jane bere download ti mund ti bashkosh ato duke bere i bere extract! I vetmi problem me rapidshare eshte se qe te zbresesh me shume se nje link me rapidshare te duhet te blesh account, eshte reth 6 euro dhe ke reth 500 rapids qe quhen ku jane afersisht 150gb, pra ke te drejte te zbresesh 150 gb nga rapidshare!  Nje faqe warez dhe qe mendoj eshte me e mira eshte http://www.warez-bb.org/, regjistrohu dhe kerko per rapidshare, nqs do te shikosh me ne detaj se si te zbresesh shume linke nga rapidshare shiko kete artikullin ketu.

4. Photoshop.com

Mendoj eshte nje alternative shume e mire, Photoshop.com eshte nje version i Photoshopit online, ku ke akses ne disa opsione te photoshopit edhe pse jane te limituara mund tju beje pune, do jua rekomandoja nqs do donit te benin editime te vogla ne fotografi!

5. Photoshop Trial

Alternative tjeter eshte te zbresesh photoshopin ne versionin trial dmth qe eshte vetem per nje muaj me pas do te te duhet te blesh licensen per ta riaktivizuar programin. duke shkuar ketu ju mund te beni download version trial te photoshopit. Eshte reth 980mb mund te doje pak kohe te behet download por mendoj qe ja vlen ta provoni si alternative!

6. Bli Licensen e Photoshop

Jam shume i sigurte qe asnjeri nga ju sdo e blej por po e lej si alternative, te blesh licensen e photoshopit do te thote qe e perdor si vegel kryesore per bisnesin tend dhe per pune fitimprurese, edhe pse ne Shqiperi dicka e tille nuk eshte shume e frenkuentuar ne shume vende te botes studio,kompani,freelancers blejn licensen e photoshopit qe kushton reth US$999 versioni extended dhe US$699 versioni i thjeshte! Pra nqs mund ta perballosh, eshte zgjidhja me e mire shko ketu dhe blije !!!

Kam harxhuar reth 2 ore te shkruaj kete artikull dhe ti pergjigjem njehere e mire pyetjes se ku mund ta gjej photoshopin??  Heren tjeter kur te me behet kjo pyetje do ju jap vetem nje link, kete artikull.

Shpresoj qe i jam pergjigjur pyetjes ne menyre te kuptueshme, nqs keni probleme lini komente ne kete artikull dhe do mundohem jtu pergjigjem kurdo qe te kem kohe

Nga: http://www.katrology.com