Qysh me shitë makinën?

Shpesh here me mire eshte te shesesh makinen per para, se sa ta nderrosh me makine te re dhe te paguash diferencen. Ndoshta keni nje makine te cilen nuk e perdorni me, andaj eshte me mire ta shesesh dhe t’i fitosh ca para te gatshme se  sa te leni te qendroj aty. Pa marre parasysh rrethanat, nuk eshte e veshtire te shesesh nje makine nese i jepni kohe vetes ta beni shitjen me korrektesi. Kjo do te thote te vendosni nje cmim real, ta reklamoni me efikasitet dhe te jeni ne gjendje te negocioni.

qysh me shite makinen

Udhezimet:

  • Vendosni nje cmim real per makinen tuaj. Bejeni makinen me atraktive me cmim te arsyeshem. Kontrolloni cmimet e makinave tjera te ngjashme ne zonen tuaj dhe me keto informata vendosni cmimin per makinen tuaj, duke lene pak hapsire per negociata.
  • Rregullojeni makinen tuaj. Nje makine e paster me shkelqim te jep ndjenjen se eshte e mirembajtur, gje e cila e ben me atraktive makinen tuaj.
  • Mblidhni te gjitha faturat e mirembajtjes dhe rregullimeve dhe tregojuni bleresve potencial ne rast se ka nevoje, ne menyre qe t’i mbeshtesni pohimet tuaja, si p.sh. “Makina ka frena te reja” ose “Nderruesi i shpejtesive eshte nderruar vjeshten e kaluar.”
  • Gjate shkrimit te tekstit te reklames dhe theksoni pikat me te forta te makines suaj, dhe fotografojeni ne kende te mira.
  • Vendosni reklamen e makines ne webfaqe per shitblerje. Poashtu mund ta vendosni edhe ne gazetat e juaja lokale.
  • Lejoni bleresit potencial qe ta provojne makinen ne ngarje.
  • Lejoni mundesine e negociatave.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME