Qysh me realizu pagesa përmes opsionit të Foto Pagesës?

Së pari shkarkoni aplikacionin për pajijsejn tuaj.

Shkarkoni aplikacionin për iPhone:ios-app-store-per-raiffeisen-m-banking

Apo aplikacionin për Android:google-play-store-per-raiffeisen-mbanking

 

 

Hapi 1
Në momentin e klikimit në këtë funksion ju hapet dritarja si në vijim:

Screen Shot 2015-08-03 at 15.08.34

Hapi 2
Ju lutemi e vendosni barkodin brenda katrorit të rrethuar me ngjyrë të kuqe dhe prisni derisa faktura të njihet nga sistemi.

Hapi 3
Në momentin kur sistemi e verifikon barkodin si kod valid ju shfaqet mesazhi “Faktura është njohur”.

Hapi 4
Më pas ju shfaqet dritarja me të gjitha të dhënat e plotësuara në mënyrë automatike ashtu siç janë edhe në fakturën tuaj .

Hapi 5
Ju lutemi, i rishikoni edhe njëherë informatat dhe klikoni “Vazhdo”.

Hapi 6
Në hapin e radhës ju paraqitet dritarja për konfirmim të pagesës tek institucioni përkatës dhe nëse detajet janë të sakta atëherë klikoni “KONFIRMO” për ta dërguar pagesën për procesim në bankë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME