Supë Franceze me Qepë dhe Hudhra

Përbërësit:

  •  1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
  •  2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
  •  900 ml lëng pule ose perimesh
  •  1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
  •  1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
  •  1 lugë gjelle vaj ulliri
  •  1 lugë gjelle lëng limoni
  •  pak kripë e piper të zi, të bluar në çast
 

Gatimi
  • Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.
  • Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.
  • Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.
  • Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.
  • Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME