Pallaqinka (palepeta)

nutella receta gatimi
Perberesit:

– 5 veze,
– gjysme litre qumesht (ne mungese te qumeshtit vetem uje),
– pak kripe,
– 1 sheqer vanileje,
– 1 filxhan kafeje vaj,
– 400 gram miell.

Gatimi:

Se pari tunden vezet pastaj shtohen: qumeshti, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden te gjitha. Tigani per palepete, pasi ngrohet me pare, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brume aq sa te krijohet nje pete e holle me trashe si prej 1mm. Palepetet piqen ne te dyja anet. Keshtu vazhdon derisa te harxhohet i tere brumi.

– Palepetat mund te lyhen sipas zgjedhjes: me xhem, me mjalte, me djathe etj. I mbeshtjellim ne forme roleje dhe i vendosim ne pjate.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME