Qysh Me Pranu Lajmerim Falas me SMS Per Shfaqjen e Nje Episodi te Ri te Emisionit Tuaj te Preferuar ne TV?

Jeni nga personat qe keni emisione te preferuara te cilat i shikoni menjehere sapo del nje episod i ri? Atehere ky artikull de te ju interesoje shume, sepse ne vazhdim do te mund te mesoni se si te krijoni lajmerime qe ju dergohen falas me sms per cdo episod te ri te shfaqur ne televizion.

Pjesa 1: Se pari duhet te krijoni nje RSS feed per te gjitha emisionet tuaja te preferuara.

Shkoni te http://www.mytvrss.com/feed.do dhe zgjedhni te gjitha emisionet per te cilat deshironi te informoheni. Klikoni “Create Feed” dhe me pas kopjoni linkun qe shfaqet ne dritaren “RSS”.

Pjesa 2: Tani keto RSS feed te krijuara duhet ti kthejme ne lajmerime me SMS.
1. Shkoni te ifttt.com dhe klikoni “Join” per te krijuar nje llogari (account). Pasi ta keni krijuar llogarine klikoni “Create new task.” Zgjedhni “Feed” (simbolin RSS), dhe me pas “New feed item.”

2. Ne dritaren e  Feed URL vendosni linkun e kopjuar nga mytvRSS. Me pas zgjedhni “Create Trigger.”
3. Klikoni “that” dhe zgjedhni SMS. Do te ju kerkohet qe ta aktivizoni. Klikoni “Activate” dhe shkruani numrin tuaj te telefonit me dy zero ne fillim ne vend te shenjes plus (p.sh. 0044xxxxxx).  Do te merrni nje sms me nje PIN kater shifror. Shkruani PIN-in, zgjedhni “Activate,” dhe vazhdoni me hapin e radhes.
4. Tani zgjedhni “Send me a text message.” Ne dritaren e mesazhit ne vend te  “New feed title” shkruani  “Episodi i ri i emisionit” (ose ckado qe deshironi).

5. Klikoni “Create action,” dhe beni nje pershkrim, per shembull “Lajmerues i emisionit” dhe klikoni “create task.”
Tani do te pranoni lajmerim me sms per cdo episod te ri te emisionit tuaj te preferuar. Secili mesazh do te permbaj numrin e sezonit, numrin e episodit, titullin e episodit, si dhe nje link me pershkrimin e hollesishem te episodit.
Metoda eshte testuar me operatoret Vala dhe Z-mobile, por duhet te funksionoj edhe me operatoret tjere.