Qysh Me Permiresu Jetegjatesine e Baterise se Llaptopit?

Është një problem i njohur rreth asaj që shumë aplikacione të Microsoft janë duke harxhuar baterinë e llaptopit dhe, për ta përmirësuar këtë problem, ju mund të përdorni Microsoft Fix IT. Ky aplikacion ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë në llaptopin tuaj, ashtu që ju mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë që ta mbushni atë.

Çfarë përmirëson?

– Periudhën mjaft të gjatë kohore para se të shkojë kompjuteri në “gjumë”

-Përdorimin një screen saver në vend që të vendoset kompjuteri në “gjumë”

-Ndriçmin shumë të lartë

-Plani për fuqi e llaptopit nuk është i vendosur sipas planit më efikas për fuqi

-Adapteri për wireless jo i vendosur për kursim të rrymës

-Gjendja minimale e procesorit është e vendosur shumë lart

Si ta përdorni këtë aplikacion?

-Shkarkoni arnimin MicrosoftFixit.power.Run.exe këtu ose nga lidhja e drejtpërdrejtë

-Klikoni me të djathtën dhe instalojeni atë si administrator

-Ndiqni udhëzimet dhe kryeni procesin

Funksionon me llaptopët dhe netbookët që kanë Windows XP / Windows Vista / Windows 7./

Burimi: pcworldalbania