Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?

Dita e parë e shkollës për fëmiun tuaj gjithmonë është një moment pauze. Ky moment perveç që di të jetë i gëzueshëm shpesh di të jetë goxha stresues për të dyja palet, fëmiun dhe prindin, andaj largimi i ankthit është prioriteti numër një. Organizimi dhe planifikimi i kujdesshëm ndihmon që të identifikohen vështirësitë e fëmijëve në hapat e parë në rreth shoqëror dhe ambient shkollor.

Qysh Me Pergatit Fëmiun për Ditën e Parë në Shkollë apo Çerdhe

Vizitoni shkollën ose çerdhen paraprakisht. Shumë shkolla dhe çerdhe inkurajojnë nxënësit dhe prindërit të vizitojnë hapsirat shkollore para se të filloj viti arsimor. Në këtë mënyrë fëmiu dhe prindi mund të familiarizohen me lokacionin dhe pamjen e shkollës. Vizitoni klasët, banjot e shkollës. Ky do të jetë një qetësim për femiun tuaj dhe do të ju ndihmoj që të këshilloni fëmiun për klasën, oborrin, ambientin e ngrënjes para se ai/ajo të vizitoj gjatë vitit.

Takoni mësuesin/mësuesen. Është shumë e rëndësishme që të takoni mësuesin paraprakisht në qoftë se është e mundur. Kështu ju dhe femiu juaj do të ndiheni rehat duke njohur mësimdhënësin para se të fillojnë klasët. Kjo ndihmon posaçërisht fëmiun që të këtë një fytyrë të njohur që në ditën e parë të klasës.

Siguroni materialet e mësimit. Pjesë e madhe e kënaqësisë e zë blerja e materialeve shkollore. Konsultohuni me shkollën se çfarë libra duhet të sigurohen, ndërsa pjesën tjetër të materialeve (lapsa, goma, etj.) lërjani fëmiut që t’i zgjedhë gjesendet e preferuara. Edhe nëse shkolla ofron materiale për femijët është mirë që t’i bleni ju në mënyrë që të jenë më të personalizuara për fëmiun siç mund të jenë lapsi apo çanta.

Merrni orarin e shkollës. Kjo ju mundëson që të diskutoni aktivitetet ditore me fëmiun tuaj paraprakisht. Provoni të bëni lidhje me gjërat që ju i bëni çdo ditë në mënyrë që edhe fëmiu të filloj të shoh dhe të bëjë lidhjen ndërmjet orarit ditor dhe gjërave që duhet t’i bëjë dhe rutinën që ne të gjithë e praktikojmë. P.sh. në mëngjes ju duhet të shkoni në punë dhe fëmiu duhet të shkoj në shkollë dhe që do të takoheni pasdite pasi t’i keni përfunduar “obligimet” ditore.

Organizohuni. Nga fillimi është shumë e rëndësishme që fëmiu të futet në rutinen e organizimit. Bashkarisht bëjeni gati çantën me libra dhe materiale shkollore në përputhje me orarin. Zgjedhni rrobat e veshjes apo uniformën nëse këtë e kërkon shkolla. Në mëngjes është mirë që të përgatisni ushqimin së bashku sa më herët që është e mundur. Në këtë mënyre, fëmiu eventualisht mund të mësohet të paketoj ushqimin për veti që ta merr në shkollë. Shprehitë e hershme të mira zgjasin.

Qetësojeni fëmiun. Kaloni kohë së bashku para se shkolla të filloj duke folur për shkollën, për dëshiren tuaj të mësimit si dhe shoqëritë që mund të fitohen brenda shkolles. Ngriteni vetëbesimin e fëmiut duke i treguar përvojat e juaja pozitive dhe të gjitha gjërat që fëmiu juaj do të shijoj për shkollën.

Përkraheni por edhe lëreni të shkoj. Në ditën e parë jepni sa më shumë përqafime dhe qetësojeni sa më shumë por edhe lëreni të shkoj vetë. Nëse keni bërë punë të mirë paraprakisht duke theksuar të gjitha gjërat pozitive rreth shkolles dhe e keni përgatitur mirë atëherë nuk do të jetë problem. Tregoni fëmiut qe do ta prisni jasht posa të perfundoj shkolla dhe sigurohuni që të mos vonoheni, të paktën ditën e parë.