Qysh me përgaditë torte me kajsi?

Përbërësit:

  • 1 kg kajsi
  • 3 lugë sheqer
  • 5 vezë
  • 5 lugë miell
  • 200 gram ajkë të tundur
  • sheqer vanille.

Kajsitë pastrohet, ndahen përgjysmë dhe palohen në tepsi të lyer me yndyrë.

Shtohet 3 lugë sheqer dhe ena futet në temperaturë 200 gradë.

Ndërkohë përgaditet peta nga vezët, sheqeri, sheqeri vanillë dhe mielli.

Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysmë të pjekura dhe prap kthehet në furrë.

Ulet temperatura në 180 gradë dhe vazhdon pjekja derisa të skuqet peta.

Ëmbëlsira e pjekur,përmbyset në pjatë ku do të shërbehet.

Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME