Qysh me përgaditë sarma me spinaq?

Përbërësit:

  • 500 gram mish të bluar
  • gjethe spinaqi
  • 1 gotë oriz
  • 2 qepë
  • 250 gram margarinë
  • 2 gota ujë
  • 1 gotë ajkë
  • 2 lugë piper të kuq
  • kripë
  • piper të zi.

Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, krypë dhe piper të zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjerë.

Gjethet e spinaqit i përvlojmë me ujë.

Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.

Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të.

Djegim pak ynyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere.

Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë.

Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.

Kjo eshte arkiva e uebfaqes tonë, keto artikuj janë të vjeter dhe nuk jemi duke i mirembajtur. Ju lutem na vizitoni në platformën e re QYSH.ME