Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Përbërësit:

  • 200 gram lakër
  • 2 domate
  • 1 qepë
  • 2 tranguj
  • vaj ulliri
  • uthull
  • kripë
  • piper i zi.

Lakra grihet imët.

Trangujt priten në forma rrethore, gjithashtu edhe domatet e qepën.

Të gjithë përbërësit vendosen në një enë, pastaj shtohet kripa, piper, vaji dhe uthulla sipas dëshirës.

Përzihet mirë dhe është e gatshme për servim.