Përbërësit:
- 500 gram boronica apo dredheza
- 150 gram sheqer
- 250 ml ajkë e ëmbël.
Bluajmë dredhëzat apo boronicat në mikser.
Shtojmë sheqerin dhe përziejmë derisa të bëhet masa në formë pureje.
Përziejmë ajkën veqmas me mikser dhe pasi të trashet e shtojmë në masën e dredhëzave derisa të bëhet një masë e vetme.
Masa e përgaditur vendoset në gota në të cilat do të shërbehet dhe futet në frigorifer për disa orë.