Qysh me përgaditë kremë për zbutjen e duarve?

Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi.

Ju nevojiten:

– 1 lugë mjaltë;

– 1 lugë jogurt;

– 1 lugë lëng limoni

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrin masë kremi.

Qiteni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta.

Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë.

Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira.