Qysh me përgaditë hithenik?

Përbërësit:

  • 1 kg hithëra
  • 500 gram miell misri
  • 1 qepë
  • 1 lugë kripë
  • 100 ml qumësht
  • 300 ml ajkë.

Hithërat i grijmë me anë të dorezave dhe i përvëlojmë për 4-5 minuta në ujë të valë.

Në një enë tjetër grihet qepa imët dhe fërgohet në vaj derisa të zbutet.

Shtojmë hithërat e kulluara.

Shtojmë gjysmën e ajkës dhe përziejmë.

Në një enë vendosim miellin e misrit dhe shtojmë ujë të nxehtë derisa të bëhet masa e lagur.

Gjysmën e masës e vendosim në tavën ku do ta pjekim.

Futet tava në furrë për 5 minuta.

Nxirret tava nga furra dhe shtohet mbi masa e hithërave.

Rrafshohet mirë dhe shtojmë gjysmën e brumit të mbetur.

Mbi shtojmë ajkën e mbetur të përzier me 100 ml qumësht.

Pjeket në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.