Qysh me përgaditë gurabija me mollë?

Përbërësit:

  • 250 gram gjalpë
  • 1 gotë vaj
  • 1 vezë
  • 1 pecivë
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • miell
  • 4-5 molla të grira
  • 2 lugë caji kanellë
  • 1 lugë arra.

Vajin me gjalpin e derdhni në një enë dhe ia shtoni vezën, sheqer pluhurin, pluhur pjekjen.

Miellin ai shtoni me kujdes dale nga dale, dhe brumin e ndani në pjese të mjaftueshme.

Mollët i preni dhe i zieni, ia vendosni brenda në brumë ose përmbi (sipas dëshirës suaj), ia jepni formën dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius.

Pas pjekjes i hidhni sheqer pluhur dhe do jenë të gatshme për shërbim.