Qysh me përgaditë gullash?

Përbërësit:

  • 600 gram mish lope
  • 250 gram qepë
  • 1 lugë specë të kuqe
  • kripë
  • piper
  • 100 gram gjalpë
  • 2-3 lugë pure domatesh
  • 2 lugë ajkë.

Qepa grihet dhe fërgohet në yndyrë të nxehtë derisa të zverdhet.

Shtohet mishi i prerë në kube të vegjël.

Shtohet edhe pureja nga domatet.

Kriposet sipas dëshirës, shtohet speca e kuqe dhe mbulohet me kapak në temperaturë të ulët derisa të zbutet mishi.

Sipas nevojës shtohet ujë i nxehtë.

Në fund të zierjes shtohet ajka.